Kist ovari pas lindjes
Sonila Bici
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila
Ushqimi me gji është më se idomosdoshëm për mirërritjen e fëmijës. Nuk të rekomandoj ta ndërpresësh gjidhënien, por të presëh edhe për 6 muaj të tjerë dhe më pas të bësh një tjetër ekografi për të vlerësuar situatën dhe për të marë trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Dr. Pershendetje. Une jam nje nene e re. Kam kryer nje lindje me operacion para 6 muajsh. Pasi bera 1 eko (thjesht per kontrolle) dr. konstatoi: uterus me dy noduse subseroze, 7.6 mm dhe 7.7 mm. Kist ovari sinistra 27 x 21 mm. Me rekomandoi te prese dhe te bej 1 kontroll tjeter pas 4 muajsh (pasi femijen e kam ende me gji). Me pas mund te mjekohem me hormone. Ju, dr cmendim keni? Si duhet te veproj? Mos eshte me mire tja nderpres gjirin femijes dhe te mjekohem sa me shpejte (pa u zhvilluar me shume)? A kane ndonje rrezik? Faleminderit.