Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje shpine në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, kisha pas deshire me te pyet kam dhimbje shpine ne mbremje, jam shtatzane ne javen e 30 kisha pas deshire me me tregu a jane normale keto dhimbje edhe deri kur eshte e lejueshme me pas marredhenje ne shtatzeni?

Lude Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lude

Në përgjithësi, dhimbjet e shpinës në shtatzëni janë tregues i lodhjes nga punët por edhe i peshës së shtatzënisë. Mundohu të bësh punë të lehta si dhe të evitosh qëndrimet e gjata në këmbë duke qëndruar sa më shumë shtrirë.

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë, janë të ndaluar vetëm atëherë kur rezikohet ecuria normale saj, apo kur bëhen të dhunshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti