Temperaturë në shputat e këmbëve
Valmire Hoti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valmire
Në fund të shtatzënisë, edemat në këmbë ndodhin edhe si rezultat i mbipeshës. Fryrjet shoqërohen edhe me nxehtësi të anasive. Për t’u lehtësuar, rekomandohet qëndrimi shtrirë anash majtas. Ky pozicion është mjaft i favorshëm si për shtatzënën ashtu edhe për bebin. Futja e këmbëve në ujë të ftohtë, mendoj se është shkaku që ti je ftohur. Drejtohu te mjeku, që rekomandoj trajtim për të eleminuar shënjat e ftohjes që ankon. Edhe për dhimbjet në fund të barkut, mjeku duhet të bëjë një vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike, për të gjetur dhe trajtuar shkakun e tyre.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 35-te, ka nje muaj qe vuaj nga kembet kam shume temperature ne kembe ne shputat e kembes, e kjo ndodh vetem naten kur bie per te fjetur edhe jam shume nervoze nuk mund te fle, cdo 5 min i laj kembet me uje te ftofte mirepo tash jam ftohur kam shume kolle edhe mjeku nuk me sugjeron asgje per te pire asnje ilac, ju lutem doktoreshe kam shume besim ne ju me tregoni pse ndodh kjo a eshte nga shtazania apo jam ftohur apo nga infeksioni se kam edhe dhimbje ne fund te barkut, ju pershendes shpresoj te mos ju kem bezdisur, faleminderit ne mirekuptim.