A mund të kryej femra e virgjër eko vaginale?
Ori Seli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ori
Nëse e ke fjalën për himenin e pa shkatërur/grisur, mund të thuhet se ekzaminimi ekografik vaginal nuk mund të bëhet pasi ekziston mundësia e prishjes së tij. Por shumë femrat e kanë himenin elastik dhe kështu ai nuk prishet kollaj edhe sikur të kryhet marrëdhënie seksuale ashtu siç ka edhe himen me një ose më shumë vrima apo edhe me vrimë të madhe sa që kalimi i sondës ekografike nuk është problem (vrima e himenit shërbën për të dalë gjakrrjedhja menstruale).
Nëse problemi që kërkohet të ekzaminimohet nga mjeku ka rëndësisë të veçantë, prishja e himenit nuk është aspak e rëndësishme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Doja te dija nese nje femer, mund te kryeje nje eko vaginale per nje kontrolle me cilesor, nese ajo ska kryer marredhebie seksuale dmth a vlen dhe per femrat e virgjera? Flm.