Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas 8 muajsh ende e kam barkun sikur me qenë shtatzënë

Pershendetje doktoreshe paraprakisht ju falemderoj per ndihmen qe po na jepni. Une kam linde me operacion cezarian para 8 muajsh dhe ende e kam barkun sikur me qene shtatzene, nuk po di si me vepru une po vesh korse po shume pak po me ndihmon. Fundet dhe pantallonat qe i kam pas para shtatzanise nuk me bien as me korse. Grate po me thone qe te ka mbete barku sepse nuk ke veshur menjehere korse mirepo une nuk kam pas mundesi me vesh menjehere sepse e kam pas plagen plus nuk ma kishin qepe nje pjese te saj sic duhet dhe mu eshte dasht 3 muaj me prit per me mu mbylle plaga komplet.

Qershiza Qershiza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Veshja e menjëhershme apo jo e korsesë, nuk ka asnjë lloj influence në mbetjen e madhësisë së barkut pas shtatzënisë. Gjithashtu edhe prerja cezariane nuk është shkak, që barku të mos kthehet në gjendjen e paralindjes. Provoje duke bërë disa ushtrime të përditshme për muskulaturën e barkut. Nuk ka nevojë që ushtrimet të bëhen në palestra apo të bëhen të lodhshme. Mjaftojnë edhe kushtet e shtëpisë. Por jo rrallë, tek shumë gra, format trupore nuk rikthehen pas lindjes. Nëse barku tek ty është vetën lëkurë apo shtresë dhjamore, teknikat plastike janë zgjidhje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti