A jam në javën e 41?
Ilia Jani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ilia
Sipas datës që shkruan, me datë 16 tetor 2012, shtatzënia ndodhet në javën e 42-të. Kjo do të thotë se ka kaluar disa ditë nga koha e pritshme e lindjes.
Prandaj drejtohu menjëherë te mjeku obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e shtatzënisë dhe vitalitetin e bebit. Ai pa tjetër që do të të ketë nën kujdes dhe të të stimujë lindjes e vonuar.
Të uroj që lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe! Periodat e fundit i kam pasur me dt 28 dhjetor 2011, tani ne cfare jave jam me saktesi? Te lutem me ndihmo se jam ne merak per bebin qe spo lind. Faleminderit.