A mund të jem shtatzënë?
Orjeta Eta
(14 vite më parë)
Përshëndetje Orieta,
Bën mirë ta përsëritësh testin e shtatzënisë, sepse dy teste shtatzënie rradhazi nuk mund të gabojnë, ose bëj një beta hcg për të konfirmuar shtatzëninë, sepse sipas shenjave ka mundësi të jesh.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha, te falenderoj per pergjigjet qe na jepni here pas here. Kam disa muaj qe tentoj per shtatzani, ciklin e fundit e kam patur me 14 shtator, gjate diteve te ovulimit kam tentuar cdo 3 dite, pas 4 ditesh pas diteve te ovulimit kam patur fryerje barku, urinim te shpeshte gje qe po me ben shume pershtypje, nuk kam as ndjesi te vjellash as marrje mendsh, por ve re nje fryerje barku dhe nje metabolizem me te shpejte se zakonisht? Dje bera nje test shtatzanie (ciklin kete muaj e pres me 12 - 14 tetor) po testi me rezultoi negativ, a ka shanse te jem shtatzene pavaresisht se testi me rezultoi negativ? ju falenderoj paraprakisht!