Çfarë pasojash sjell mishi i huaj jashtë mitre?
Ali Halimi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ali
Me shënjat që tregon, nuk mendoj që nëna ka probleme nga mishi i huaj, i cili sipas madhësisë konsiderohet i vogël. Simptomat tregojnë për sindromë premenopauzale për të cilat ka nevojë për një konsultim me mjekun gjnekolog. Nëse e shikon të arsyeshme, mund të më kontaktosh në klinikën ku unë punoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam nje djale nga Elbasani dhe desha te te pyes per mamin tim, c`mund te bej. E kam vizituar i bera eko i doli mishi i huaj jashte mitre 2.7. Cmund te me thuash cfare mund te bej dhe periodat nuk i vijne sic i vishin me perpara i vijne pak diten e pare dhe diten e dyte pak para se ti vijne periodat, ka avlla te nxehta, marrje mendsh, rrafje te shpeshta te zemres, ka 2 dite qe i nga ana djathte poshte barku i djeg ka si vale te nxehta ka te bej mishi i huaj aty apo mund te jet apandesit? Te lutem me kthe pergjigje cmund te bej?