Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje, kam me shume se nje vit qe provoj te mbetem shtatzene por deri me tashi asgje, kam bere vizitat e mundshme dhe me kane dale ne rregull, vetem se sekrecionet e bardha i kam me shumice, nuk e di a e pengojne ato fillimin e nje shtatezanie? po nqs mbetesh shtatzene a shfaqen shenjat si lodhja, gjumi dhe dhimbjet e barkut para ardhjes se ciklit? Faleminderit, gjithe te mirat.

Eni 89 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni,

Për tu njohur më mirë me shenjat e shtatzënisë, të rekomandoj të shohësh vidion “shtatzënia” që emetohet në këtë faqe. Sekrecionet vaginale të shtuara, vlerësohen me anë të një analize dhe kulture të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkakun dhe për ta trajtuar atë. Duhet të dish që infeksionet gjenitale janë një nga shkaqet e infertilitetit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti