Dhimbje barku gjatë ciklit pas lindjes
Adriana Simitqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adriana,
Dhimbjet mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme. Dy janë opsionet më kryesore për të cilat të rekomandoj ekzaminimet e mëposhtme; analiza e urinës komplet e cila mund të tregoj nëse shqetësimi ka lidhje me një infeksion të mundshëm të traktit urinar; analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale do të përjashtonte mundësinë e ndonjë infeksioni gjinekologjik i cili mund të ishte shkak për dhimbjet. Sipas vlerësimit të analizave, do të jepet trajtimi i nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje qe tre muaj kam lind por nje lindje shume e mundimshme pasi qe femiu ka qene i madh kurse tani dy ciklet i kam me shume dhimbje te barkut cka me preferoni?