javë pas jave
Përshëndetje Rineta,
Vaksinat gjatë shtatzënisë,duhet të bëhen mbi disa parime.
Është plotësisht e ndaluar të bëhen vaksina me viruse të gjallë si vaksina kundër fruthit, rubeolës, shytave-parotitit dhe tuberkulozit, dhe gjithashtu nuk rekomandohet të bëhen vaksina edhe me viruse të trajtuara, gjatë shtatzënisë.
Përjashtim bëhët për vaksiminin e poliomelitit dhe etheve të verdha, ku shtatzënat duhet të vaksinohen nëse gjatë shtatzënisë, udhëtojnë në vënde me rrezik infektimi.
Shtatzënat që kanë kontaktuar me të sëmurë nga fruthi, rubeola ose varicela, duhet të kontrollojnë nivelin e antitrupave në gjak për të përcaktuar nivelin imunologjik. Kur mungojnë antitrupat, aplikohet terapi mbrojtëse me imunoglobulinë.
Për të sëmurë me tuberkuloz, statusi imunologjik kontrollohet me testin e tuberkulinës.
Nëse është konkluduar që shtatzëna rrezikohet nga sëmundje si poliomelit, influencë, hepatit B, tetanoz, difteri, tifo, kolerë, encefalit dhe tërbim, atëherë shtatzënat lejohen që të vaksinohen.
Gjithë të mirat.


Jam 20 javeshe shtatzene, a duhet bere vaksina e tetanozit ke une? Kam degjuar qe gjate 3 mujorit te dyte te shtatzanise duhet bere ke nena vaksina e tetanozit, a eshte e rekomandueshme apo jo? Si ndikon ke fryti? Gjinekologia ime akoma sma ka cekur kete gje, si mendoni juve?