Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Si ta llogaris daten e lindjes, sot jam 15 jave e 4 dite?! Fetusi eshte i gjinise mashkullore.

Bela Bela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bela,

Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.

Për më shumë informata, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/llogaritja-e-dites-se-lindjes

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti