Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndërr në krahë të djathtë të buzëve

Pershendetje dr Mimoza. Sot tek po pastrohesha nga poshte vura re se ne krahe te djathte te buzeve kishte dal nje si koker nga brenda, vetem kur e prek me dhemb shume pak. Dyshoj per ndonje gjender jam shqetesur pak nuk e di mos eshte ndonje gje serioze? Faleminderit.

Alda Alda (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alda,

Mendoj se bëhet fjalë për bartolinin, që është infeksion i gjendrës së Bartolit. Të rekomandoj që detyrimisht të bësh kontroll tek një mjek gjinekolog, i cili sipas shkallës së infeksionit do të japë trajtim me antibiotikë ose do të ndihmojë në mënyrë mekanike për shërimin e gjendrës.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti