Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Candida, esheria coli, ureaplazma urealyticum

Dr Memli jam 21 vjeqare dhe qe afer 4 muaj tentoj per shtatzani. Nga shtrisot e bera dola pozitive ne candida, esheria coli, ureaplasma urealyticum. A mund te jete ky shkaku i mos mbetjes shtatzane dhe a ka pasoja te me vonshme? Cfare mjekimi me sygjeroni? Dhe a mund te jete shkak infeksioni qe kete muaj ne diten e 14 te ciklit folikuli ishte vetem 7mm? Dhe a duhet te mjekohet edhe bashkeshorti per keto infeksione apo duhet edhe ai njeher ti nenshtrohet analizave me pastaj ti nenshtrohet trajtimit. Ju faliminderit per mirekuptim.

Tiara Drojan (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Tiara,

Escheria coli është bakter i cili ndodhet në zorrët e njeriut dhe me mënyra të ndryshme, kalon edhe në vaginë ku ambjenti i krijon mundësinë e shtimit të tij dhe duke dhënë infeksion. Candida është kërpudhë e cila ndodhet normalit në vaginën e gruas, në koncentrim të ulët. Aty qëndron në formën e sporeve. Në kushte të caktuar të ndryshimit të pehashit vaginal, merr mbi rritje duke u paraqitur në formën e ifeve, duke dhënë sëmundjen e kandidozës. 

Infeksionet që përshkruan, mund të mjekohen deri në shërim të plotë nëse mjekimi merret sipas antibiogramës. Prandaj të këshilloj që të mos tentosh për shtatzëni, pa u mjekuar nga infeksionet e sipër përmendura. Antibiograma përcakton medikamentet që trajtojnë infeksionet, dhe mjeku zgjedh atë më të përshtatshmin për ty.

Të uroj shërim të shpejtë.

Lule E Bukur (14 vite më parë)
tiara ureaplazmen,e kam pase edhe une mu ka sheru,mos u bene marak tash me ka dal escheria coli jame tu perdor antibiotik,ishalla me kalon ishalla te kalon.. ty ureplazma eshte edhe shkaku qe ste lem me mbet..

/komuniteti