Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kem marrëdhënje gjatë shtatzënisë?

Jam ne javen e 7, a mund te kem gjate gjithe muajve te shtatzenise apo ka ndonje rrezik per beben? Ju faliminderit.

Jeta Ahmeti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta,

Në përgjithësi raporti seksual gjatë shtatzënisë nuk është i kundërindikuar, me përjashtim të situatave si gjëndje të rrezikut për abort, lindje parakohe, prani të gjakrrjedhjes dhe kontraksioneve të dhimbshme të uteruesit (mitrës).

Shpesh gratë dhe bashkëshortët e tyre mendojnë se seksi ka ndikim negative tek bebi. Kjo nuk është shkencërisht e vërtetë, vetëm se krijon tek çifti një bllokim psikologjik shumë të vështirë për tu kaluar. Në këtë situatë është i domosdoshëm një dialog dhe mirësjellje reciproke midis çiftit.

Duhet kuptuar që bebi në “barkun e nënës” është i mbrojtur mirë nga muret e mitrës, nga membranat dhe mbi të gjitha nga lëngu amniotik.

Disa të tjerë mendojnë që raporti seksual mund të nxisë dhe përshpejtoj aktivitetin e lindjes. Por nëqoftëse mjeku gjinekolog nuk ka përcaktuar së paku një nga situatat e përshkruar sa më sipërme, atëherë edhe ju mund të kryeni raporte seksuale. Në rast të kundërt duhet të prisni së paku, deri kur problematika të zgjidhet.

Është mirë për shumë arsye që muajin e fundit të shtatzënisë edhe me mirëkuptimin midis çiftit, marrëdhënia seksuale të jetë e përmbajtur dhe të zëvëndësohet me sa më shumë dashuri përkëdhelëse dhe kujdes reciprok.

Ju uroj të kaloni shtatzëni normale.

Jeta Ahmeti (14 vite më parë)
ju faliminderit shum per pergjijen

/komuniteti