Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i klomifenit

Pershendetje desha te pyes a guxoj me perdor klomifen 3 here ditje se mu mjeku ketu me tha se me perdore 3 here mundet me tu rrit vezorja shume e me dy here spo rriten? Pershendes.

Tigje ..... (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hatigje,

Klomifeni, është nxitës i ovulacionit. Përdorimi i klomifenit fillon me një tabletë në ditë, nga dita e dytë e ciklit menstrual. Rreth ditëve 14-16 të ciklit menstrual, vlerësohet ekografikisht madhësia e folikulit. Nëqoftëse ai nuk ka arritur madhësinë e duhur, në ciklin pasardhës doza e klomifenit bëhet 2 tableta në ditë, duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual. Ky rritëm, vazhdon deri në katër tableta. Duhet patur parasysh, që në çdo cikël menstrual duhet të bëhet vlerësimi ekografik i madhësisë së folikulit. Shtimin e dozës së klomifenit, e vendos mjeku gjinekolog.

Të uroj fat.

Tigje ..... (14 vite më parë)
flm dr,keta po une kam perdor klomifenin 2 muj ka nja ditje ska pas efekt qe 2 muj jam ka dy ditje e ska efekt e mjeki mtha se 3 her sban se asht shum munet tha me tu rrit vezorja teper e smunesh as me hec tha.

/komuniteti