Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çka më preferoni të përdorë para se të mbetem shtatzënë?

Pershendetje Dr. Memli kam pas nje lindje spontane ne javen e 18. Me 18 mars me ndodhi rasti edhe beben dmdth e linda normal me dhimbje por mjeket me thane se nuk mundet te mbijetoj shkaku se eshte pak muajsh, masi e humba beben ja bera adupsionin dul se ka qene shume mire dhe u zhvillu shume mire po nuk dihet pse ka ardhe deri te nje lindje spontane e deshtuar. Ju kisha lut te me keshilloni se qka duhet te bej dhe si te filloj per te mbet shtazane prap cfare me kishit keshillu edhe pse kontrolla kam be shume, para 2 muajve me thane se keni pak infeksion poshte po nuk jane rrezik me thane, une jetoj ne perendim po keta mjeket ketu si marrin shume tragjike gjerat si na, a ndoshta po me duket mu sepse jam shume e deshperuar dhe e merzitur per rastin qe me ndodhi se femija pare ka qene mas ca vitesh. Ju lutem me jepni ndonje keshille se si te veproj dhe cka te perdor per te mbet prap 7zane? Me respekt Lena!

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Lena,

Më vjen shumë keq për atë se çfarë ka ndodhur. Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale.

Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti