Kam dhimbje shpine
Lude Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lude,
Rreth 50 % të shtatzënave vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Këto probleme zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ndërsa në lidhje me dhimbjen e barkut të rekomandoj të bësh analizën e sekrecioneve vaginale pasi mund të jetë i pranishëm një kandidozë vulvo-vaginale. Trajtimi me madikamentet e duhura do ta përmirësonte situatën. Përderisa raporti seksual të shkakton dhimbje, shmangu atyre për një farë kohe.
Të uroj çdo të mirë.
Pershendetje doktor, jam shtatzane ne javen e 30 dhe po kam dhimbje shpine edhe kur po kemi marredhenje po me dhemb barku, cfare me kishe preferu a eshte e lejueshme me pas marredhenje edhe cfare nuk duhet me bere?