Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi në javën e 35-36 të shtatzënisë

Deshiroj te di se a mundem te udhetoj ne javen e 35 - 36 rreth 5 ore me shendet kam qene gjithmone mire nuk kam pas ndonje problem? ju faliminderit per kohen tuaj.

Arjona Jona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Shmangia e udhëtimeve gjatë shtatzënisë, sidomos kur ato janë të gjata e të lodhshme, është më e mira më e mundshme për të patur ecuri normale të saj. Asnjë lloj mjeti transporti, nuk është i klasifikuar si më i miri për shkak të ambjenteve të mbyllur që ato ofrojnë, kohës së gjatë të qëndrimit në një pozicion (veçanarisht ulur) dhe mungesën e komoditetit. Plus edhe argumenteve të tjerë, të gjithë së bashku ose veçmas, ato janë faktorë që mund krijojnë probleme në ecurinë e shtatzënisë.

Për arsye që unë po i quaj të domosdoshme apo të nevojshme, edhe mund të realizohet ndonjë udhëtim gjatë shtatzënisë. Lejen për të udhëtuar e jep mjeku që ndjek shtatzëninë, pasi ai njeh situatën shëndetsore dhe ecurinë e shtatzënisë. Nëse ajo është normale dhe pa problem të rëndësishme, atëherë gruaja shtatzënë mund të udhëtojë, por diku respektuar disa kushte. Mbi bazë të tyre si dhe këshillave që jep mjeku që ndjek shtatzëninë, gruaja merr vendimit për të kryer ose jo udhëtime të gjata gjatë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti