Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushtrime barku mbas lindjes

Pershendetje doktor, kam lind qe dy jave me lindje normale, desha te ju pyes se kur mund te filloj me ushtrime te barkut, e kam ushtrimoren ne shpi per muskuj te barkut por po frikohem ta perdor niher se mos ka ndonje efekt negativ mbasi jane vetem dy jave qe nga lindja, me tregoni ju lutem kur mund te filloj te ushtroj? ju pershendes shume dhe pres me padurim pergjegjjen e juaj.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Edita,

Sapo të kenë kaluar lohjet/lehonia 45 ditore dhe të jetë mbyllur plaga operatore, është e mundur kryerja e ushtrimeve gjimnastikore. Ato duhet të fillojnë të lehta, pa sforcime duke e ritur rritmin dhe intesitetin gradualisht. Mos harro të ushqesh me qumësht bebit përpara se të fillosh ushtrimet gjimnastikore.

Gjithë të mirat.

/komuniteti