Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të ngel shtatzënë pas mbrojtjes së gjatë me kontraceptivë?

Prsh. Jam nje vajze 20 vjecare kam 2 vjet qe kryej marredhenie me kontraceptive me te fejuarin. Tani jemi martuar kemi 5 muaj qe nuk po ngel shtatzane. Kjo ka te bej qe kam 2 vjet qe kryeja marredhenie me kontaceptive, ka kaluar dhe infeksione ne urine. Nuk e di nga se vjen ju lutem me jepni nje keshille si te veproj. Flm.

Manjola Meta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ena,

Përdorimi i kontraceptivëve, nuk është faktor negativ për fillimin e shtatzënisë kur çifti ka vendosur që të ketë fëmijë. Prandaj duhet kërkuar faktor të tjerë me ndikim negative, sipas një strategjie që përcaktohet nga mjeku pasi ka kërkuar që çifti të bëjë disa analiza dhe ekzaminime të thjeshta.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti