A ka mundësi mi ndëgju lëvizjet e bebit në shtatzëninë e dytë në javën e 13?
Minavere Sadiku Krasniqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Minavere,
Lëvizjet e bebit tek një grua më shtatzëni të dytë, lëvizjet e bebin ndihen pak më parë, rreth javës 18-të të shtatzënisë. Meqë ti je në javën e 13-të të shtatzëninë, ka akoma kohë që bebi të fillojë të lëvizë dhe t’i ndjeni ato.
Gjithë të mirat.
Mirembrema doktoreshe! Desha tju pyes a mundet njeri mi ndegju levizjet e bebit ne shtatzanine e dyte prej javes te 13. Se une neser i bej 14 jave ama qe 1 jave e ma shume po ndjej dicka qe mua me duket sikur jane levizjet e bebit. Edhe ne shtatzanine e pare i kom ni levizjet e bebit ne javen 13+4 dite! Mbetesh e pershendetur e gjitha te mirat :)