Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushqimi që duhet të konsumoj gjatë shtatzënisë

Pershendetje, ju lutem te me ndihmoni pasi qe e kam shtatzanine e pare dhe nuk kam shume informacion, me thoni se cfare ushqimi te konsumoj dhe trajtimi duhet ti bej gjirit apo per cfare te kem kujdes, gjate shtatezanise per te patur qumesht pas lindjes se bebes sime?! Ju falenderoj per ndihmen tuaj.

Bela Bela (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Bela,

Gjate shtatzenise duhet te modifikohet dieta. Ha shume fruta dhe perime, sepse kane vitamina, minerale dhe fibra te cilat ndihmojne tretjen dhe parandalojne kapsllekun (qe eshte shume i shpeshte tek shtatzenat). Buka, patatet, orizi dhe cerealet jane shume te rendesishme dhe bashke me frutat e perimet duhet te jene pjesa kryesore e cdo shujte. Cdo dite duhet te hash mish pa dhjame, peshk, mish pule, veze (te perpunuara termikisht) dhe djath. Qumeshti, djathi dhe jogurti permbajne kalcium dhe materie tjera ushqyese te cilat jane te domosdoshme per zhvillimin e bebes. Nese ke mundesi blej keto produkte me perqindje me te ulet te yndyres.

Perpiqu te hash sa me pak embelsira dhe pije me sheqer. Sheqeri te jep vetem kalori per te cilat ti ke me se paku nevoje tash per tash (per me teper sheqeri demton dhembet). Mos ha ushqime te yndyrshme. Shume prej nesh hame me shume yndyre se sa qe kemi nevoje. Yndyra ka shume kalori, te ben te shtosh peshe dhe rrit rrezikun per semundje te zemres dhe te vazave te gjakut. Ke kujdes me pijet te cilat kane kafeine si kafeja, caji dhe kola, sepse ekziston rreziku qe sasia e tepert e kafeines te ndikoje ne peshen e bebes. Keto pije perpiqu t'i zevedesosh me kafe ose caj pa kafeine. Pi shume lengje frutash dhe uje. Duhet te pish edhe atehere kur nuk ke etje, sidomos uje.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

Bela Bela (14 vite më parë)
Ju falenderoj shume per pergjigjen tuaj.

/komuniteti