Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rënia e flokëve

Pershendetje doktoreshe, kam 3 muaj e 2 jave qe kam lindur dhe po verej prej 2 javesh nje renie te madhe te flokeve, cfare mund te bej per ta zbutur pak kete renie flokesh, mos ka te bej kjo renie masive flokesh me mungesen e hekurit ne organizmin tim pas lindjes? Ju lutem me keshilloni cfare mase duhet te marre? Ju falenderoj.

Elda E (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda,

Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve.

Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë.

Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i flokëve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, ato bien.

Përdor shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh derisa gjendja hormonale të stabilizohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti