javë pas jave
Përshëndetje Dita,
Shkaqet që ndodh një abort janë të shumta si; difektet gjenetike, anomalitë uterine, shkaqe endokrine, infeksione, patologjitë sistemike, faktorët imunologjik dhe shkaqe të tjera të panjohura. Mjeku duhet të tentoj të gjej shkakun. Rekomandohet që tentativa për shtatzëninë e rradhës të bëhet 6-të muaj pas abortit. Dhe përpara se të tentohet për shtatzëni, mjeku duhet të bëj këshillimin parakoncepsional.
Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale.
Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.
Të uroj gjithë të mirat.


Miredita doktor para 3 jave kam pas nje missed abort ne jave 8 ishte shtatzenia e pare, nuk kisha probleme gjate shtatezenise ate dite shkova per kontroll normal ndersa mjeku me tha se zemra e bebit nuk rreh me dhe duhet ta abortoj, ndersa pas aborti per 5 dite me rradhe kam konsumu doksilicin nje here ne dite dhe methergylometrin 3 here ne dite, ndersa pas nje jave mjeket nuk me ben as kontroll as analiza desha te dije a eshte normale kjo? Ato me rekomanduan te shkoj pas nje muaj pas mbarimit te ciklit te pare per te me bere analiza dhe kontroll. Desha te dij nga ju se cfare analizash duhet te me beje pas abortit? dhe cfare mund te me thoni pse erdhi deri te aborti perderisa une nuk kisha as dhimbje as gjakderdhje? Shume falemnderit doktor per ndihmen qe na jepni.