Konceptimi pas abortit
Manjola Lluka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Manjola,
Shkaqet e aborteve janë të ndryshme. Tashmë duhet të pritet tre deri gjashtë muaj për të menduar për shtatzëninë e rradhës. Gjatë kësaj periudhe, mjeku gjinekolog duhet të bëjë disa ekzaminime të nevojshme për të gjetur ndonjë nga shkaqet e mundshme të abortit.
Përpara se të tentosh për shtatzëninë e rradhës, bëj një këshillim parakoncepsional. Për të mësuar më shumë mbi këtë, lexo artikullin e linkun të poshtë shënuar;
http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Une qe po ju shkruaj jam nje nene 32 vjece nga Saranda. Kam nje vajze 4.5 vjece dhe ne muajin mars pesova nje abort spontan ne javen e 5-te. Nuk bera pastrim pasi nuk pata nevoje sipas mjekes time. Qe nga muaji gusht une dhe bashkeshorti po perpiqemi te nisim nje femije te dyte, por deri tani asgje. A duhet te preokupohem qe tani per kete fakt? Dua t'ju theksoj qe ne heren e pare dhe ne shtatzaninine e dyta ngela shtatzane qe ne muajin e dyte te perpjekjeve, ndersa tani kane kaluar tre muaj dhe asgje. Perpara se te nisnim perpjekjet kam bere nje vizite te dok. Alimi ne Tirane dhe me tha qe isha ne rregull, vetem se duhet te filloja te pija aspirine dhe ac. folik. Pyetja ime eshte: Duhet te shqetesohemi qe tani? Cfare analizash duhet te bej? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Me respekt Manjola Lluka.