Shtrëngim mbi kërthizë
Besa ***tuana***
(14 vite më parë)
Përshëndetje Besa,
Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve.
Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), shoqërohet me dhimbje të lehtë. Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.
Me shumë dëshirë, uroj ta kaloni sa më lehtë problemin që keni.
Pershendetje e nderuar, jam ne javen e 28+4 mbrame dhe sot kam nje dhimbje ne bark si shtrengim permbi kerthize nuk po guxoj aspak me prek se po me dhemb shume. Jam bere shume merak pse po ndodh kjo? Mos eshte bebi dicka keq?