Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe analizat pas abortit

Pershendetje doktor. Une qe po ju shkruaj jam nje nene 32 vjece nga Saranda. Kam nje vajze 4.5 vjece dhe ne muajin mars pesova nje abort spontan ne javen e 5-te. Nuk bera pastrim pasi nuk pata nevoje sipas mjekes time. Qe nga muaji gusht une dhe bashkeshorti po perpiqemi te nisim nje femije te dyte, por deri tani asgje. A duhet te preokupohem qe tani per kete fakt? Dua t'ju theksoj qe ne heren e pare dhe ne shtatzaninine e dyta ngela shtatzane qe ne muajin e dyte te perpjekjeve, ndersa tani kane kaluar tre muaj dhe asgje. Perpara se te nisnim perpjekjet kam bere nje vizite te dok. Alimi ne Tirane dhe me tha qe isha ne rregull, vetem se duhet te filloja te pija aspirine dhe ac. folik. Pyetja ime eshte: Duhet te shqetesohemi qe tani? Cfare analizash duhet te bej? Pres me padurim pergjigjen tuaj. Me respekt Manjola Lluka.

Manjola Lluka (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Manjola,

Shtatzania e rradhës pas abortit, duhet të fillojë pas 6-të muaj. Acidi folik rekomandohet të fillohet para planifikimit të një shtatzënie.

Ekzaminimet më të rekomanduara janë analizat, që përjashtojnë patologjitë sistemike të nënës si shkak për abort, analizat që përjashtojnë defektet gjenetike, analizat që përjashtojnë shkaqet endokrine, analizat që përjashtojnë shkaqet infeksioze, HSG-ja si dhe analizat që përjashtojnë infeksionet vaginale. Të gjitha këto ekzaminime duhet të rekomandohen nga mjeku gjinekolog, i cili duke vlerësuar rezultatet do të ketë mundësi të rrugët për të patur shtatzëni të sukseshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti