Therrjet në vaginë dhe në fund të barkut
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Lavdije,
Ankesa që ndjen, sidomos për moshën e shtatzënisë, është normale për shkak të shtypjes që krijon fetusi në fundin e barkut. Kontakto mjekun obstetër gjinekolog për të vlerësuar situatën. Gjatë vizitës ai do të vlerësoj edhe problemet e tjera rreth ecurisë së shtatzënisë, paralelisht edhe për dyshimin mbi hapjen e kolumit.
Të uroj lindje të mbarë.
(14 vite më parë)
pershendeje ....ne anen e majte shenon Pyet Gjinekologun..pastaj shikoo nalte ne anen e djathet edhe thot kerko -pyet ti kliko pyet pastaj zgjithe mjekun apo mejekne.. qe don tia besh ptyjen.
(14 vite më parë)
lavdije,te lutem me informo se si mund te pyet edhe uen gjinekologun,sepse qe sa kohe po provoi por po me del vetm kerko pyetje,andaj mundesisht me informo,faleminderit shume


E nderuar se pari kerkoj nga ti ndjese qe po te lodhi aq shume me pyetjet e mia... Kjo eshte 7zenia ime e pare dhe po behem shume merak poashtu kam edhe nje moshe te re. Jam shtatzane ne javen e 37+4 dite... dhe po kam therrje ne vagine si dhe ne fund te barkut. Nganjehere kur me therr fundi i barkut nuk mundem te drejtohem, therrjet me zgjasin rreth 5 -7 sekonda jo me shume... cka jane keto therrje? a jane shenja te lindjes apo sheja qe po filloj te hapem? Te pershendes ngrohtesisht.