Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Operimi i mbështjellësit të vezoreve

Pershendetje doktoreshe e nderuar... para 3 muajve kam bere nje operacion te vezoreve shkaku i mos ovulimit. Nje lloj te cistave, jetoj ne perendim, nuk kam shume kohe ketu edhe nuk po e kuptoj mjekun sa duhet. Para operacionit kam pas djegje urine cdo muaj, dhimbje shpine, kembeve, temperature gjate nates, menstruacionet nuk me vishin me sasi te duhur, shume pak vetem nje dite. Prej se jam operu menstruacionet me vijne 5 dite me heret. Kam nje lutje te me ndihmosh. Para ciklit me lajmerohet nje leng i bardhe me ngjyre qumeshti pak me i trashe. Kete e kam cdo muaj dhe me ben merak se cfare eshte a me pengon qe te mbetem shtatzene? Ju faliminderit.

Shqipe Z (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe,

Rregullimi ciklit menstrual nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale, është i rëndësishëm për shtatzëninë e pritur. Sekrecioni i bardhë dhe i trashë që ndodh para ciklit menstrual, është pjesë normale e ndryshimit të sekrecioneve vaginale në periudha të caktuara të ciklit. Para dhe pas menstruacioneve, sekrecionet vaginale, kanë konsistencë të theksuar dhe janë më opake. Ndërsa në ditët e mes ciklit, bëhen më të fluide. Kjo gjendje nuk është pengesë për fillimin e shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti