Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është shtatzëni apo çrregullim hormonal?

Pershendetje Doktoreshe. Dje e kam pas kohen e ciklit. Qe nje jave kam ndjenjen sikur kam temperature, sidomos shputat e kembeve i kam shume te nxehta, kur e mat temperaturen e kam ne rregull. Dhimbje barku sikur therrje ne fund te barkut kam qe 2 jave por qe ndodhin per disa sekonda dhe ikin. Marrje mendesh kam nganjehere. Gjoksin e kam shume te forte por dhimbje nuk kam aq shume. Po ashtu barkun e kam i cik me fryre dhe qe tre dite kam dhimbje sikur kur me vijne menstruacionet zgjasin nga 3-5 min dhe me kalon. Po ashtu kam dhe dhimbje mesi ne mengjes sidomos. Une ne diten e 13 isha tek doktori dhe analizat hormonale me kane dale ne rregull. Por tani nuk e di se a jam shtatzane apo cfare kam? Ju kisha lutur per nje pergjigje me te shpejte. Ju falenderoj nga zemra per punen qe beni dhe kohen qe merrni per ne.

Eda Odesa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eda

Përsa tregon edhe mundet që shtatzënia të ketë filluar. Për të qënë e sigurtë, bëj beta HCG e cila do të tregoj me saktësi të madhe mundësinë e shtatzënisë.

Të uroj fat.

/komuniteti