Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth testit të ovulacionit

Pershendetje znj. Keta, Do doja te ju pyesja: A egziston mundesia qe testi i ovulacionit te del pozitiv disa here keto dite qe e bej nderkaq ne viziten me eho vaginale mjeku im me tha qe nuk ka ndonje folikul dominant, vlen te thekskohet se une kam sindromin e PCO, dhe kete muaj perdora klomifen 2x1 nga dita e 5-9 e ciklit, tash jam ne diten e 14, andaj po te lutem qe te me tregosh edhe per kete terapi qe me propozoi mjeku per ne vazhdim: Primolut Nor per me ardhe cikli, pastaj Inositol tab.650 mg, dhe fostimon ampula 75 UI nga nje nga dita e 8-10 e ciklit. Dua te di a ka ndonje pengese nese perdore primolut nga dita e neserme e nese mbes shtatezene kete muaj, dhe tjetra a mendoni se eshte heret te filloj me ampulla fostimon pa provuar doza me te medha te klomifenit, sepse vetem kete muaj perdora dhe muajin tjeter eshte ky propozim qe e pershkruajta me larte. Te falenderoj sinqerisht.

Sonila Nitaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Sindromi i ovarit policistik, ndodh për disa shkaqe të caktuara. Në këtë faqe, mund të informohesh hollësisht mbi këtë sindromë.

Nëqoftëse nuk trajtohet plotsisht ky sindrom, shtatzënia është e vështirë. Përdorimi i preparateve që referon, të rekomandoj ti bësh sipas këshillave që të ka dhënë mjeku.

Të uroj fat.

/komuniteti