Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të veproj në ditët e mia fertile rreth kontraceptivëve?

Pershendetje doktoreshe. Ju lutem me ndihmoni. jam 20 vjece ciklin nuk e kam te rregullt por dje fillova pilulat kontraceptive yaz sepse me thane qe ndihmojne ne rregullimin e ciklit. Dua qe te mbetem shtatzene tani. ju lutem me thoni si duhet te veproj? ne ditet e mia me fertile duhet te nderpres kontraceptivet dhe te tentoj apo duhet ti perfundoj te gjithe dhe me pas te tentoj? Ju lutem pres nje pgj sa me shpejte.

Rovi Ro (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rovena

Të marësh terapi me estroprogestativ për të rregulluar ciklin menstrual, është zgjidhje mjaft e mirë. Por në këtë rast, nuk rekomandohet të ndërpritet terapia në mes të ciklit dhe me patjetër duhet që kutia e fillluat të përfundoj e gjithë. Gjatë kohës që meret pilula nuk mund të filloj një shtatzëni, pasi po përdor një pilulë kontraceptive. Pasi të jetë rregulluar cikli menstrual, mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti