Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse erdhi dështimi i bebit dhe përse nuk po mbes sërish shtatzënë për kaq kohë?

Une jam 28 vjec e martuar dhe jetoj jashte. Ne dhjetor te vitit te kaluar mbeta shtatzene dhe ky fakt na gezoi shume mua dhe bashkeshortin pasi femija eshte gezimi me i madh i nje cifti. Ketu bera analizat dhe gjithcka te nevojshme ku nuk kisha asnje problem. Gjithcka ishte normale. Ne 25 shkurt te ketij viti kisha skanerin e pare te femijes (nderkohe isha 3 muaj e gjysem shtatezene) pasi me pare nuk e lejojne dhe ate dite del qe femija kish ndaluar rritjen ne javen e 9 e 5 dite, pra zemra e tij kishte ndaluar, theksoj qe embrioni ishte zhvilluar shume normal deri ate moment. Gjate kesaj kohe une nuk pata asnje lloj shqetesimi perkundrazi gjithcka shkonte normale pervec femijes. Ky ishte momenti me I keq qe perjetova. Mjeket me lane takim per te bere pastrimin 1 mars 2012, te cilin e zgjodha vet te ishte ne spital nga mjeket. Pastrimin e bene shume mire por analiza e embrionit nuk u be per te ditur shkaqet qe perse ndodhi pasi nuk beheshin ne ate spital me gjithe ngulmimet e mia. Doktoresha me tha qe keto lloj problemesh ndodhin shpesh ne shtatezanite e para (1ne 4 gra) dhe qe mund te riprovoja serish pas periodave te para. Prej kalimit te periodave te para te cilat I kisha ne 5 prill 2012 kam tentuar shume por asgje ne horizont. Kam bere skaner per te pare gjendjen por gjithcka ka dale normale me nj cyst sh te vogel ne vezoren e majte qe nuk eshte aspak shqetesues sipas mjekeve ku jam kontrolluar. Gjeja tjeter qe me shqeteson eshte se gjoksi I djathte vazhdon te nxjerre qumesht nese e prek. A eshte kjo normale??? Cfare me keshilloni per te mbetur serish shtatzene? Periodat I kam te rregullta. Data e fundit qe me kane ardhur ka qene 30 shtator deri ne 5-6 tetor. Cili mund te jete problemi im qe nuk po mbetem shtatzene? Cila eshte dita me e mire qe mund te provoj? A mund te perdor stimulues dhe nese po cfare stimuluesi? Theksoj se nuk pi duhan, alkool, pi rralle kafe me qumesht, kam nje diete te pasur ushqimore me vitamina, fruta dhe perime gjithashtu dhe nje jete te rregullt seksuale aspak stresuese. Shpresoj te marr nje pergjigje prej jush qe te mund te me ndihmoje.

Ana Z (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Më vjen keq për stresin që ke kaluar. Shkaqet e ndërprerjes së shtatzënisë, janë të ndryshme. Midis tyre ka edhe shkaqe të panjohura. Nga shkaqet më të shpeshta, po përmend ndryshimet hormonale. Këtu mendoj qëndron edhe çregullimi që ankon. Nuk është normale të kesh rrjedhje nga gjiri, prandaj të rekomandoj të bësh disa analiza të hormoneve dhe midis tyre nivelin e prolaktinës. Nëse ky nivel do të rezultojë i lartë ashtu si dyshoj, duhet të marësh mjekim dhe vetëm pasi të jesh stabilizuar, mund të kërkosh për shtatzëni.

Të uroj fat.

Ana Z (14 vite më parë)
Shume faleminderit doktoreshe per keshillen. Sapo kam bere diten e premte blood test, analizat e trimestrit te pare te cilat mi sygjeroi gjinekologe, shpresoj qe te mund te jete perfshire dhe analiza qe ju me permendni me lart. Faleminderit! Fundjave te kendeshme!
Tigje ..... (14 vite më parë)
e ddashur po sho se ke shkru se gjyksi rrjedh si uj shko te mjeki thuj ta ban analisen e hormonev prolaktinen se mu vet mjeki ktu gjermani ma ka shtrydh gjoksin mtha a rrjedh ndonj her i thash jo thash pas pom vet tha se met rrjeth duhet ba analiza e prolaktit ti e ki ndelt prolaktinen duhesh me mor do hapa nje muj dit qata asht se slen shtatzan me met ku jeton ti une jetoj gjermani prolaktinen edhe gjermanisht i thoj gjitha te mirat

/komuniteti