Mpirja e barkut deri te kërthiza nga lindja cezare
Edlira Voga
(14 vite më parë)
Përshëndetje Edlira
Mpirja që ankon konsiderohet normale në gjëndjet pas operacionit cezarian. Kjo ndjesi do të kalojë me kalimin e kohës, ndaj nuk ka vend për tu shqetësuar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe... Une kam kryer nje lindje cezariane para 5 muajsh. Problemi eshte se e kam te mpire pjesen nga kerthiza deri tek prerja ne fund te barkut. Doja te dija nese keshtu do e kem gjithmone te mpire apo do hiqet e mpira me kalimin e muajve? Une nuk e ndjej fare ate pjese te barkut. Nderhyrjen e kam kryer me anastezi te pergjithshme per arsye se kisha dhimbje te shtylles kurrizore. Ju lutem me ktheni nje pergjigje sa me shpejt sepse nuk e duroj dot mpirjen... Faleminderit.