Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rikthim cikli

Pershendetje dr. Keta. Jam shume e shqetesuar sepse me date 6 me erdhi cikli dhe si gjithmone e kam nje jave, por ka 4 dite qe me eshte rikthyer, ne fillim ngjyre kafe dhe sot me nje ngjyre te erret. Theksoj qe po tentoj te mbes shtatzene. A mund te ma shpjegosh se cfare po me ndodh, a eshte normale te me kthehet cikli 4 dite pas ikjes? Ju falenderoj per pergjigjet tuaja dhe ju uroj gjithe te mirat.

A M (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adisa

Ajo që ankon, nuk dyshoj se është rikthim i ciklit menstrual. Të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike. Mjeku do të bëjë analiza dhe ekzaminime për të gjetur shkakun e kësaj gjakrrjedhje si dhe do të japë trajtimin e nevojshëm nëse është e domosdoshme.

Nuk dyshoj se ka vend për tu shqetësuar dhe uroj që shtatzënia e dëshëruar të filloj sa më shpejt.

Gjithë të mirat.

/komuniteti