Dhembjet gjatë marrëdhënies pas lindjes
Flori Flor
(14 vite më parë)
Përshëndetje Flori
Dhimbjet gjatë raportit seksual pas lindjes, ka shkaqe të shumta. Por përgjigjen më të mirë, motra duhet ta marrë nga mjeku që i ka pritur lindjen i cili duhet të vlerësoj edhe rrugët e lindjes. si zgjidhje provizore, gjatë kontaktit mund të përdoret xheli neutral për lubrifikim.
Gjatë një lindje të ështirë, prishet kompaktibiliteti i dyshemesë pelvike duke mundësuar rënien e mitrës dhe fshikëzës se urinës. Por kjo situatë është e korigjueshme nëpërmjet një ndërhyrje plastike të dyshemesë pelvike.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar dr Moza. Motra ime ka lindur para 3 muajve nje lindje naturale por shume te veshtire tani kur ka marredhenje me burrin ka shume dhimbje sikur dicka qe e shpon brenda dhe pas aktit i dhemb shume fundi i barkut. Dhe pyetja tjeter. A ka mundesi te dali mitra jashte kur lind nga nje lindje e veshtire se keshtu i kane thene mjeket? Ju lutem nje pergjigje sa me shpejt te jete e mundur.