Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse ndiej lodhje? Jam shumë e këputur!

Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 21 te shtatzanise. Ne javen e 10 kam pasur hemorragji te forte dhe kam qendruar ne spital 8 dite. Arsyeja ishte nga nje hematome dhe infeksion. Me pas u konstatua qe qafa e mitres ishte e shkurter dhe e zbutur per kete arsye ne javen e 17 iu nenshtrova cerklazhes. Tashme shqetesimi im eshte qe jam e pafuqishme. Kam problem dhe me vitaminat te cilat kur i pij i kthej perseri. Faleminderit.

Ada W (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Interventi që ke kryer, është një ndërhyrje në qafën e mitrës që realizohet për të evituar një rrezik aborti dhe një rrezik lindje para kohe. Nuk është normale që ai të shoqërohet me gjëndjen e këputjes që ti ankon. Mund të bësh analizë të gjakut komplet për të përjashtuar mundësinë e fillimit të një anemie të mundëshme. Marja e hekurit suplement do ta lehtësonte situatën. Rekomandimin për marjen e hekurit duhet ta bëjë mjeku që të ndjek shtatzëninë dhe e përshkruan atë në recetë. Gjithashtu mjaft të nevojshme janë edhe analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale për trajtuar një infeksion të mundshëm që ka qënë I pranishëm ose është aktualisht, qoftë edhe nga prania e setës së serklazhit në qafën e mitrës.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe gjithë të mirat.

/komuniteti