Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e fundit të barkut

Jam shtatzane 7 javeshe kam dhimbje te fundit te barkut cdo dite a eshte normale kam pasur nje abort para tete muajsh kjo eshte shtatzania e dyte.

Marigona Zekaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Të uroj për shtatzëninë e filluar. Nëse dhimbjet në fund të barkut janë të durueshme dhe nuk shoqerohen me gjakrrjedhje, mund të konsiderohen normale. Meqënëse ti ke patur një abort të mëparshëm, të rekomandoj të drejtohesh te mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, me qëllim që ai të bëjë disa ekzaminime specifike për të evituar një tjetër abort të mundshëm dhe të japë rekomandimet e nevojshme mbi trajtimin e duhur.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti