Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pucrrat gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 6 te shtatzanise, mirepo kam disa pucrra ne fytyre, te cilat i kam pasur edhe disa muaj para shtatzanise, me pengojne shume gjithmone kam pasur tenin e mire te fytyres, nuk e di cfare guxoj te perdore tash qe jam shtatzane, kam perdorur preparate kozmetike si Neutrogena. Nje gel klindamicin mirepo skam rezultat, madje fytyra me ka mbetur edhe me disa shenja nga pucrrat... po ju lutem nese keni mundesi te me ndihmoni, thone qe shtatzania ti hek pucrrat por nuk e di sa eshte e vertete kjo?!

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Altina

Nuk rekomandohet trajtimi i lëkurës për akne në tremujorin e parë të shtatzënisë e sigomos në fytyrë. Pas këtij tremujori, drejtohu për një konsultë me mjekun dermatology, i cili do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur. Nuk është e vërtetë se shtatzënia ti heq puçrat e fytyrës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti