Dhimbje barku
Linda Linda
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Dhimbjet e barkut kaq të fuqishme sa i përshkruan, nuk janë normale. Drejtohuh te mjeku që të ndjek shtatzëninë për të bërë të gjetur shkakun dhe ai do të të bëjë edhe një matje të qafës së mitrës për të përjashtuar mundësinë e një aborti të vonshëm. Pas këtij ekzaminimi mjeku do të rekomandojë trajtimin medikamentoz nëse është e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, deshta tju pyes jam ne javen e 22 te shtatzanise po kam dhembje barku rreth kerthizes po me shtrengon diqysh mbreme skam muj aspak me fjet ne ga kjo dhimbje, a eshte normale apo mundet me qene rrezik naj sen? ju lutem me ktheni pergjigjje.