Dyshoj në infeksion mykotik!
Mei Mei
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mei,
Për të gjitha ankesat që tregon, duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, të cilat ndihmojnë për të gjetur shkaktarin dhe për të marë një trajtim medikamentoz sa më efikas. Nuk është normale të rekomandohen medikamente pa u diagnostikuar dhe sidomos kur mundësitë për diagnoztikim ekzistojnë.
Gjithë të mirat.
Persh. dokt. kam nje problem, qe dyshoj se ka te bej me infeksion mykotik, por desha mendimin tuaj me te zgjeruar dhe me te sigurte. Keto shenja: si kruajtje skuqje, ere lageshtire, carje e lekures i kam patur dhe para 3 vjeteve, dhe jam kuruar me nje pomade per myk, rekomandim nga gjinek. kisha dhe ne mukozat e kembeve atehere nga ambjenti, atehere kam perdor 6 muaj barna bimore per rregullimin e ciklit. Problemi qendron se tani kryejta marredhenie per here te pare dhe pas aktit sekrecionet me dolen te shumta ne forme "gjize". Tani pas 2 muajsh mu shfaqen te njejtat simptoma si para 3 vjetesh, sekrecionet ne ate forme qe permenda, here te bardha si shkume dhe te shumta, cuksje e urines, momente edhe enjtje ne fund te organit ku ndahet me anusin. Vuaj edhe nga koliti, e kam kronik, po ndonje here degradon ne hemorragji. Momentalisht, thjesht kapsllek, dhe carje e lekures edhe ne anus. Para periodave kam gjithmone kruajtje. Me falni qe u zgjata shume po doja te isha me e qarte. Do doja edhe ndonje medikament nqs mundeni. Ju faleminderit shume.