Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje e kockës së të ndenjurave pas lindjes natyrale

Pershendetje! Desha tju pyes per nje pasoje qe me ka mbetur pas lindjes natyrale. Kam lindur para 3 javesh me lindje natyrale por kam nje dhimbje te forte te kocit te te ndenjurave, theksoj qe nuk eshte dhimbja e qepjes dhe as e zorres se trashe por e kocit qe nuk mund te rri as ndenjur, as ne shpine shtrire e ne asnjerin krahe... cfare mund te kem, dhe si mund ta sheroj dhe per sa kohe mund te sherohet pasi jam shqetesuar vertete? Te falenderoj shume doktoreshe e ju uroj pune te mbare.

Deni Den (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Është i njohur ky komplikacion i lindjes natyrale, pasi kocka sakrale ndihmon dhe luan rolin e një levatori në daljen e kokës së bebit. Trajtimi me antiinflamator të tipit të indometacinë, votarenit etj, do ta lehtësonte situatën e cila gradualisht do të vijë duke u qetësuar.

Gjithë të mirat.

Deni Den (14 vite më parë)
shume falemnderit e nderuar doktoreshe!te pershendes!

/komuniteti