Ftohja dhe gripi në shatzëni
Fijona Jona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fijona,
Është kohë vjeshte kur infeksionet e rrugëve të sipërmes respiratore janë shumë të shpeshta. Në këtë periudhë të shtatzënisë terapitë me anë të medikamenteve nuk rekomandohen!
Mundohu që të pushosh sa më shumë, konsumo sa më shumë lëngje të freskëta, kjo është posaçërisht e rëndësishme në shtatzëni, ushqimi le të jetë i balansuar me shumë pemë dhe perime, pi ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusësh ndezjen e fytit.
Paç shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme!
I nderuar dr. Jam ne muajin e 3 te shtatzanise po jam ftohur, kam dhembje fyti por kam pasur cdohere problem me grip, semurem shpejte a ben problem ne zhvillimin e bebit dhe cka mund te perdori qe te me kaloje?