Primolut nor
Sonila Nitaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sonila,
Primolut Nor, është estro-progestativ. Përdoret në ç’rregullimet e gjakrrjedhjeve uterine primare dhe sekondare, në menstruacionet me shumicë dhe në endometriozat.
Primolut Nor, nuk duhet përdorur kur është i pranishëm dëgjimi i ulët që ka ardhur si rezultat i përdorimit të produkteve të tjera progestative. Nëse ndodhin zhurma të mëdha në vesh gjatë përdorimit të Primolut Nor, duhet ndërprerë menjëherë.
Preparati nuk duhet përdorur kur gruaja mund të dyshojë për shtatzëni, apo kur është në periudhën e gjidhënies. Rreth ndërrimit të terapisë mendoj që duhet të konsultoheni me mjekun i cili iu ka përshkruar terapinë në fjalë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Memli. Dua te ju pyes, kam cikel te crregullt si shkak i pco, muajin e kaluar per me ardhe cikli perdora primolut nor, dhe clomifen, tash mjeku me tha te filloj prape per kete muaj qe mos te me shtyhet koha e ciklit, dua te ju pyes nese mbes shtatzene kete muaj a mos perdorimi i primolut nor e prish shtatezenine ne rast se ndodh? Flm.