Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth konceptimit

Doktor Memli ju uroj shendet. Kam rreth 4 muaj qe tentoj te ngel shtatzene por pa asnje rezultat. Kam nje nje pyetje per ju. Sa here qe mbaroj marredhenien dhe mbasi kam qendruar per rreth 30 minuta shtrire ve re qe gjithmone pasi ngrihem te mbathurat jane shume te lagura dhe me duket se e gjithe sperma ka dale jashte. A ka munundesi qe kjo te jete arsyeja qe une nuk po realizoj dot kete deshire timen? Ju lutem me ktheni nje pergjigje se jam shume ne merak?

Elona Kima (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Elona,

Jo të gjitha çiftet që kërkojnë shtatzëni, mund ta gjejnë atë mejëherë. Të rekomandoj që mjekut që i ke besuar shëndetin riprodhues, ti kërkosh të zbatoj kërkesat që u këshillohen femrat përpara tentativës për shtatzëni.

Për të mësuar mbi, lexo artikullin e linkut të poshtëshënuar;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Spermatozoidet jetojnë në rrugët gjenitale deri në 72 orë, nga momenti i ejakulimit. Nëse temperatura e brëndshme është deri në 37.5º C, spermatozoidët jetojnë normalisht. Në shkatërimin e spermatozoidëve ndikon kryesisht ambjenti vaginal (pehashi pH) dhe konsistenca e mukusit cervikal.

Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrëdhënies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Të uroj fat.

/komuniteti