Rreth triple testit dhe analizave
Adela Koci Metani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adela,
Triple test është një test i thjeshtë, që bëhet me marrjen e gjakut venoz nga nëna, pas javës së 15 të shtatzënësisë. Maten tre tregues të rëndësishëm dhe korelacioni midis tyre.
Për tu informuar më shumë rreth këtij testi, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/analiza-dhe-teste/dabell-dhe-tripell-testi-double-triple-test-?like=true
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Ndodhem ne javen e 15 te shtatzanise dhe gjate kesaj periudhe kam kryer analizat e gjakut komplet, te sheqerit ne gjak, te urines komplet dhe sekrecioneve. Mjeku me ka thene per te bere triple testin por dua te di si kryhet kjo analize dhe ku mund t'a kryej? Cfare ekzaminimesh te tjera me duhet te kryej ne kete periudhe?