Rreth sekrecioneve gjatë tentimit për një shtatzëni
Mami Ales
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bruna
Përsa përshkruan edhe mund të jetë fillimi i shtatzënisë. Bëj një test shtatzënie për të vërtetuar praninë ose jo të saj.
Uroj të të plotesohet sa më parë dëshira për fëmijën e radhës.
Pershendetje doktorreshe... u be nje periudhe kohe qe i kam periodat shume te rregullta me vijne cdo 28 dite mirepo kete muaj une kam tentuar te kem nje bebe tjeter dhe nuk e di a jam apo jo shtatzene. Periodat i kam pasur me 23 shtator. Data sot eshte 22 mirepo per nje cikel 28 ditesh duhet te me kishin ardhur... sot ne mengjes kur urinova me dolen ca sekrecione te trasha si qyrre por pa ngjyre, te tejdukshme keshtu lloj sekrecionesh kam pasur vetem para se te lindja femijen e pare kur isha ne muajin e nente... si e shpjegoni ju kete? mos ndoshta jam shtatzene?