Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon stresi në konceptim?

Pershendetje muajin e kaluar i kam pas periodat nje here me 4 shtator tani me 26 shtator tash me kane ardhe me 21 tetor kam edhe dhimbje ne bark perfundi kerthize a eshte diqka keq po provoj me mbet shtatzane po nuk po mundem mjeku ketu me ka thane qe gjithcka eshte ne rregull a ndikon stresi ne mos mbetjen shtatzane kam shume stres sidomos javen e fundit para se me me ardhe periodat te lutem me keshillo dhe mundesisht me kthe pergjigjje te lutem?

Belja Ns (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Buqe,

Stresi i madh mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie seksuale dhe mund të ndikojë në statusin hormonal si tek femra ashtu edhe tek mashkulli. Do të ishte mirë, që jo vetëm për shkak të planifikimit të shtatzënisë të zvogëlosh nivelin e stresit, por nëse është e mundur, të provosh ta lirosh edhe me anë të aktiviteteve të rregullta fizike si noti, shëtitja, udhëtimi me biçikletë etj. Nëse nuk ke kohë për marrëdhënie të rregullta seksuale, përcakto kohën e ovulimin, dhe kryeji ato në ditët e ovulacionit.

Gjithë të mirat dhe të uroj fat.

/komuniteti