Planifikimi i shtatzënisë së dytë
Hida H B
(14 vite më parë)
Përshëndetje Hida,
Nivelet hormonale janë thelbësore në rregullshmërinë e menstruacioneve, dhe për shtatzëni. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, i cili do të rekomandoj analizat e nevojshme si dhe do të vlerësoj qafën e mitrës me vizitë gjinekologjike.
Përpara se të tentosh për shtatzëni, mirë do jetë të bësh këshillim parakoncepsional. Për të mësuar mbi të, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje. Ne lindjen e pare kam mbet shtatzene pa asnje kontroll te vetme tek gjinekologu, qysh ne muaj e pare qe kam provuar, tash po bej planifikimin e shtatzenise se dyte, po ja qe nuk po mbetem, nuk e di ku eshte problemi a ndoshta qe kam vajzen ne gji (ashtu kam degjuar). A duhet te bej kontrolle, apo qka mundet me qene problemi, mund te me thoni dic rreth kesaj, (qe pas lindjes kam perioda te ç' rregullta) gjithe te mirat faleminderit paraprakisht.